Monika Lubonja

Monika Lubonja: Kam aktruar kur isha në BBV

12 Dhjetor 2022, 11:23| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 11:48

  • Share

Aktorja e njohur Monika Lubonja, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, sidomos pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip” ka bërë disa deklarata lidhur me kohën kur ajo ishte në këtë spektakël.

E ftuar në emisionin “N’Zoom”, Monika tha se kur ishte pjesë e BBV ka aktruar dhe ka luajtur personazhin e saj si të gjithë të tjerët.

“Atje ishte një lojë, ata këtë nuk kuptonin, Monika në fund fare ishte një aktore dhe po luaja një personazh timin. Ne ishim të gjithë personazhe aty, secili nga do lunate, të gjithë ishim aktorë”,  u shpreh aktorja.

Aktorja u pyet po ashtu lidhur dhe me këngëtaren Beatrix Ramosja, e cila ishte po ashtu pjesëmarrëse në atë spektakël, dhe që u komentua për shkak të raportit të saj me Donald Veshaj.

 “Gabimi është shumë i bukur të ndodhi. Nesër pasnesër Trixa do jetë dhjetëfish më e fortë, më e përgatitur për djalin që i takon të ketë në krah.  Në fund nuk jam as unë as publiku asnjë njeri të gjykojmë një dashuri. Ndodhin të papritura, kështu që nuk mund të jap dot mendim. Ajo çfarë di të them është që kam bindjen që Trixa do gjejë njeriun e duhur”, tha aktorja në emisionin “N’Zoom”.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?