Ilir Shaqiri, Monika Lubonja, Donald Veshaj

Monika Lubonja: Ilir Shaqiri s'ka lezet pa mua! Uroj ta fitojë Donaldi 'Big Brother Vip'

17 Shkurt 2022, 20:02| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 20:09

  • Share

Monika Lubonja ishe e fundit e cila doli nga shtëpia e famshme e Big Brother. Në një intervistë për mediat ajo rrëfeu sesi kanë shkuar këto ditë jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Monika pohoi se i ka shfrytëzuar këto ditë për t’u qetësuar, por nuk ka harruar të urojë pilotin për ditëlindje dhe i ka bërë një ftesë për të ngrënë drekë bashkë.

Sa i përket marrëdhënies me banorët dhe ish-banorët e BBV, Monika tregoi se flet me Arjolën, ndërsa Sabianit i ka bërë bllok.

Për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, Monika sqaroi se është ndjerë e zhgënjyer. Madje sipas saj, lezetin Ilirit ia ka dhënë pikërisht ajo.

E pyetur se kujt ia uron fitoren, Monika mbështeti dhe argumentoi për Donaldin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?