Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja dhe Donald Veshaj

Monika flet për ndarjen Donald-Beatrix: Ka dritë jeshile

25 Shkurt 2022, 07:38| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 07:42

  • Share

Monika Lubonja ka folur gjatë rreth të gjitha dinamikave në rrugëtimin e saj në shtëpinë e 'Big Brother Vip'. Një nga temat që ajo ka diskutuar ka qenë pikërisht edhe ndarja e bujshme e Donaldit dhe Beatrix-ës.

Lidhur me këtë, ajo tha se është befasuar shumë sepse beson te historia e dyshes dhe mendon që ka patur ndjenja të vërteta. Ajo shtoi se beson që do të ketë një dritë jeshile në lidhjen e tyre.

"I befasishëm. Se unë edhe përpara disa ditësh kur bëmë Big Brother post mendoja që janë gjërat emocionale, unë besoja dhe vazhdoj të besoj tek Donaldi. Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift.

Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?