Monica Bellucci, në Festivalin e Filmit në Romë, çift me Burton! Rrëfen rolin e saj si Maria Callas: Grua që inspiron, kemi të përbashkëta!

23 Tetor 2023, 16:54| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 09:42

  • Share

Festa e Kinemasë së Romës, pati si protagoniste absolute këtë fundjavë Monica Belluçi-n. Aktorja u shfaq për herë të parë me partnerin e saj, kineastin Tim Burton, dorë për dorë në tapetin e kuq...

Por krahas historisë së dashurisë, është prezantimi i filmit të Tom Volf e Yannis Dimolitsas, “Maria Callas – Letra dhe kujtime”  ku aktorja është protagoniste absolute dhe ka marrë vëmendjen e mediave të huaja...

 

Pas turneut teatral të tri viteve përqark botës, ku aktorja italiane ka luajtur në petkat e sopranos më të njohur të viteve ‘900, tashmë del dokumentari pritet të dalë.  Filmi lind pikërisht nga spektakli teatral i pasuruar me intervista, imazhe të ikonës së muzikës klasike, të xhiruara gjatë provave, në paskuinta apo në hapësira private të saj. Në një intervistë ‘Skytg24 ‘ajo tregon më shumë rreth empatisë karshi personazhit, por edhe pikat e përbashkëta.

“Sigurisht që ka diçka që na bashkon: shpirti Mesdhetar.  Përpos kësaj Maria Callas lindi në Neë York, pastaj shkoi të jetojë në Greqi, më pas u bë një yll në Itali, pastaj shkoi të jetojë në Paris. Kështu që në njëfarë mënyre ishte e huaj kudo që shkonte.  Unë mund ta kuptoj mirë këtë gjendje shpirtërore.”, thotë aktorja Monica Belluçi.

E konsideron Callas-in si një grua që frymëzon. Madje ishte historia e sopranos, që e nxiti të ngjitej në skenën teatrale e thotë se shikuesit do të shohin në film, më shumë për Marian sesa për Maria Callas-in.

“Rrëfehet pjesa më intime, ajo që pak njerëz njihnin. Fillimisht Maria e re që kërkonte suksesin mes jetës së saj private dhe entuziazmit. Pastaj Maria e rritur që kërkonte suksesin me gjithë entuziazmin e saj. Pastaj  Maria më e maturuar me kontrastin e jetës private dhe punës së saj. E më tej pjesa e ku ajo jeton vetminë dhe trishtimin e saj me dinjitet të madh.”, shton më tej ajo.

Filmi zgjat 75 minuta dhe prek momentet më të rëndësishme të jetës së sopranos.

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?