Momenti prekës kur burri mëson se
gruaja e djali i tij janë viktima në Nice

16 Korrik 2016, 23:21| Përditesimi:

  • Share
Ky është momenti kur një baba mëson se djali i tij 4 vjeç dhe bashkëshortja e tij ishin viktima të masakrës në Nice.

Tahar Mejri po kërkonte dëshpërimisht në qytet trupin e djalit të tij Kylian pasi trupi i gruas së tij Olfa Bent Souyah Khalfallah u gjet i pajetë nga masakra.

E gjitha se çfarë u gjet nga djali i tij pranë skenës së ngjarjes ishte skuteri i djalit. Babai i dëshpëruar nga lajmi i keq bërtiste: “Të dy, të dy”, jashtë spitalit Pasteur në veri të qytetit.

Djali dhe gruaja e tij janë në mesin e 84 njerëzve që humbën jetën kur sulmuesi Lahouaiej Bouhlel mori përpara me një kamion turmën me njerëz që ishin mbledhur në shëtitore për të festuar “Bastille Day”.

2
3

3

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?