VIDEO/ Njëri e mban dhe Luçiano Boçi e godet! Momenti kur kandidati i Bashës në Elbasan grushton biznesmenin Gjergj Luca! Pamjet si i merr telefonin

19 Mars 2021, 09:00| Përditesimi: 19 Mars 2021, 13:58

  • Share

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të përplasjes fizike mes kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca ditën e djeshme në një lokal në Elbasan. Në këtë video është e qartë se çfarë ka ndodhur. 

Në pamje e siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit në Labinot ku ka ndodhur ngjarja shihet sesi grupi që e shoqëron ish-deputetin Boçi e mban Lucën ndërkohë që vetë kandidati i PD e qëllon me grushte. Në video duket qartë gjithashtu se si pasojë e përplasjes fizike bie edhe celulari i biznesmenit Luca dhe merret nga  vetë Luçiano Boçi. Gjergj Luca tha dje për mediat se ish-deputeti ia kishte vjedhur celularin. Ndërkohë që vetë z. Boçi ka thënë sot se telefoni ishte i tij. 

Sipas biznesmenit Gjergj Luca kandidati për deputet i PD-së në Elbasan e ka provokuar, teksa ai ka qenë duke pirë kafe në një lokal të zonës. Luca tha se ky është rasti i parë për të që ndeshet me një politikan, të cilin e quan rrugaç. Për këtë rast Luca thotë se ka shkuar dhe në polici.

Ndërkohë Luçiano Boçi ka bërë një referim në prokurorinë e Elbasanit pas përplasjes me biznesemenin Gjergj Luca. Boçi tha para gazetarëve se ai po dilte nga një takim politik, kur Luca sipas tij i është afruar dhe e ka sulmuar me fjalë dhe më pas i është afruar dhe ka tentuar që ta godasë. 

Luciano Boci dhe Gjergj Luca

Ora 13:48
Grushte me biznesmenin në Elbasan, Luçiano Boçi: Telefoni që duket në video është i imi! ILD të hetojë prokurorinë (VIDEO)

'Luca më sulmoi, celulari është i imi'. Ky është varianti i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në Elbasan Luçiano Boçi pas konfliktit me biznesmenin Gjergj Luca.

Përmes një konference për mediat nga Elbasani, Boçi thotë se pas përplasjes me Lucën ai vetë ka shkuar direkt në prokurori dhe sipas tij videoja ka dalë nga biznesmeni.  

"Në video shihet një telefon i imi, i cili ka rënë në tokë. Videos i mungon momenti i parë dhe kryesor, agresioni i Gjergj Lucës kundër deputetit Luçiano Boçi.  Videoja është e manipuluar.  Gjergj Luca nuk flet dhe vepron vetëm. Ai është thjesht një zgjatim kriminal i mazhorancës. Sa i takon kësaj ccështje në një depozitojmë sot një ankesë sot në ILD, Metani të verifokojë nëse prokuoria e Elbasanit e ka marrë videon e plotë për të hetuar", tha Boçi.

Ora 13:25
Dhuna ndaj biznesmenit Luca, reagon Taulant Balla: Basha të përjashtojë agresorin Luçiano Boçi

1616140367_Sequence03.00000919.Still026.jpg

Lidhur me përplasjen fizike të ditës së djeshme të kandidatit të PD Luçiano Boçi me biznesmenit të njohur në Elbasan Gjergj Luca, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar që Basha të marrë masa të menjëhershëm ndaj kandidatit të tij. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka dënuar dhunën.

"Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca. Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona. Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha", ka shkruar Balla.

 

Ora 10:41
Njëri e mban dhe Luçiano Boçi e godet! Momenti kur kandidati i Bashës në Elbasan grushton biznesmenin Gjergj Luca! Pamjet si i merr telefonin

Në këtë video është e qartë se çfarë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan mes kandidatit të Bashës për deputet dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Në pamje e siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit në Labinot ku ka ndodhur ngjarja shihet sesi grupi që e shoqëron ish-deputetin Boçi e mban Lucën ndërkohë që vetë kandidati i PD e qëllon me grushte.

Në video duket qartë gjithashtu se si pasojë e përplasjes fizike bie edhe celulari i biznesmenit Luca dhe merret nga  vetë Luçiano Boçi. Gjergj Luca tha dje për mediat se ish-deputeti ia kishte vjedhur celularin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 22/03/2021 16:37

    Media rrobqire we mbron posllekun she doni diktaturen ...yyyyy graqira

    Përgjigju
  • Emigrant: 20/03/2021 14:13

    Gjergj luca i ka ardh koha per dajak se ka shume kohe qe i jep gojes, vend e vend dhe mos harroni protestat qe jan bo kundra luces ku luca i shante e i ofendonte

    Përgjigju
  • tomor labi: 20/03/2021 11:19

    o Taulant kjo eshte pjesa e dyte e filmit. Po pjesa e pare nuk te intereson dhe nuk e nxjerr. Ki kujdes per pjesen e trete se te perket ty mor trim i skenderbeut te dyte.

    Përgjigju
  • Iris: 19/03/2021 23:33

    Le t'i bashkojme deklaratat e te dyve dhe le te supozojme arsyen e zenkes.Z.Luca pinte kafe ne te njejtin lokal ku z.Boci po bente fushate.Nga pyetja qe i drejtoi z.Luca per ngacmim,mos valle z.Boci e ka perdorur si ilustrim? Marrja e celularit,mos valle tregon nje filmim o telefonate te mundeshme nga z.Luca per sjelljen apo fjalet e z.Boci ndaj tij e si rrjedhim ai ia morri cel.per te pare ndonje filmim te demshem per fushaten e z.Boci?Keto pyetje duhen sqaruar nga policia.

    Përgjigju
  • Beni: 19/03/2021 18:57

    KQZ duhet ta heqe kete plehre nga lista e para e dyta duhet te paditet ne prokurori dhe e treta duhet te veproje ligji meksikan i cili i terheq zvarre politikanet e leshit

    Përgjigju
  • Boci: 19/03/2021 18:45

    Kur i thoni halabak e rrugac dhe luciano bocit Imagjoni ca i thoni ktyre tjereve!!! Lucianos kushedi ca i kane bo Se ska gjujt njeri shpull ne jete te vete e dine mire ato qe e njohin, Po njeriu me gjak eshte spunon me uje si shume ne kohet e sotme.

    Përgjigju
  • Lui: 19/03/2021 17:36

    Keta te PD edhe pedagoget i kane si halabake, imagjino si jane te tjeret..?! Jo se kam ndonje respekt per Gjergj Lucen, se dhe ky gangster qe eshte marre me trafiqe eshte e tani me ato para ka ngritur biznese te fuqishme. Por gjths eshte e pafalshme dhe e papranueshme qe nje pedagog te sillet ne kete menyre.

    Përgjigju
  • AltinTop: 19/03/2021 17:26

    Kur te rrah dhe kandidati per ligj-venes... te dhjefsha KQZ o Celibash burracaku se nuk je aty vec per te shpall rezultate zgjedhjesh.

    Përgjigju
  • Sula: 19/03/2021 16:50

    Shikoni se ku ka perfunduar djali i aktorit te madh ndrek luca,,te rrihet nga nje bastard ordiner....plumbin ti kishe futur o luca atij bocit..

    Përgjigju
  • Bebe: 19/03/2021 16:34

    Ja lista e lulit ja prurjet e reja situata normale qe ofron PD . Pedagoget e nderuar qe duhet te marrrin rrogat me parate tona. Ja ku jane fituesit mendjendritur.

    Përgjigju
  • dulla: 19/03/2021 16:18

    PDH NUK ESHTE ME PD ESHTE PARTI ORDINERE E DI QE DO HUMBASI PRANDSJ SJELL DHUNE...

    Përgjigju
  • Eri: 19/03/2021 16:16

    Ai Boci dje bente si i pafajshem para gazetarve.Filmimet flasin vet.Qenka rrugac dhe hajdut se i vodhi telefonin.

    Përgjigju
  • Une: 19/03/2021 16:05

    O luciano qenke bq burre. Kesaj i thone hedh gurin edhe fsheh doren. Turp

    Përgjigju
  • Tirona: 19/03/2021 16:05

    Na doli me dy telefona ne dore , ai duhet arrestuar menjehere se me telfonin e tjetrit ai mund te beje cudira qe do te jene me pasoja me te zotin e telefonit.Se Babalet nuk po shkojne te bejne denimin per kane shkuar ne listat e kandidateve qe po ia plas syte KQZ te cilet nuk po veprojne.Postoni komentet

    Përgjigju
  • dulja: 19/03/2021 15:59

    gafa me e madhe po te vine ne pushtet keta derrate e P D S

    Përgjigju
  • Me Me: 19/03/2021 13:42

    Me kta plehra deputet duan te fitojne kta??? Mjere per ata qe i votojne te tille individe.. Imagjino nje qytetar i thjeshte qe ka nje hall e i drejtohet ketij alabaku.. Nuk do vini ndonjehere ne pushtet me te tille individe o PDja

    Përgjigju
    • Mërgimtari: 19/03/2021 17:02

      Të gjithë këta rrugeçer ti bësh bashkë nuk kanë kontribuar për vendin sa çereku i asaj që ka kontribuar Luca. Turpë këta pretendojnë të jenë ndryshimi.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?