Foto nga Exhchange në Prisjtinë pas grabitjes

Momente tmerri! Grabitet një pikë këmbimi valutor në Prishtinë, reagon pronari: Hajdutët u futën me armë, morën rreth 50 mijë euro

18 Dhjetor 2023, 13:05| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 13:09

  • Share

Një grabitje me armë ka ndodhur sot (18 Dhjetor) në një pikë këmbimi valutor në lagjen Tophane në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në njërën prej pikave “ExCoins.me” në Prishtinë, ku dyshohet se hajdutët kanë marrë një shumë të madhe parash.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, pronari i kompanisë ka deklaruar se janë grabitur rreth 50 mijë euro. Sipas tij hajdutët janë futur në ambient nën kërcënimin e armëve. Për fat të mirë nuk raportohet për asnjë person të plagosur.

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për KlanKosova.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?