Bota

Momente paniku në qendër të Napolit! Të shtëna me armë zjarri në një lokal! Klientët largohen të frikësuar (VIDEO)

4 Shtator 2022, 16:24| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 16:36

  • Share

ITALI- Banorët e Napolit janë terrorizuar nga të shtënat me armë që u dëgjuan në qytet natën mes së shtunës dhe të dielës.

Mediat italiane raportojnë se një djalë nga një skuter qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër.

Këshilltari rajonal i Europa Verde, Francesco Borrelli shpërndau videon në rrjetet sociale duke komentuar se "ka një klimë të luftës urbane, është një përshkallëzim i krimit pa kufizime”.

"Momente terrori, jashtë një lokali, me të gjithë klientët, përfshirë gra dhe fëmijë, duke ikur sapo dëgjojnë të shtënat. Një rrëmujë e përgjithshme, siç tregohet nga videot shokuese që na dërguan. Diçka e paprecedentë, dy hapa larg nga pallati mbretëror dhe Piazza Plebiscito. Imazhe që dëshmojnë për një klimë guerile urbane, me krimin që jeton dhe vepron me shpejtësi të plotë”, shkruan Borrellin në postimin e tij.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihen disa persona duke ikur nga një lokal menjëherë pas shpërthimit të të shtënave. Të paktën për momentin nuk raportohet pë persona të lënduar, ndërkohë që ka nisur një hetim për këtë çështje.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?