Momente ‘narciste’ të Beatrix në BBV: A keni parë këmbë më të mira se të miat? O shalë e bukur o yll!

16 Janar 2022, 01:53| Përditesimi: 16 Janar 2022, 03:23

  • Share

Disa çaste vetëvlerësimi nga këngëtarja Beatrix Ramosaj kanë ‘pushtuar’ bisedën mes vajzave në shtëpinë e ‘Big Brother’. Gjatë mbledhjes ‘feminile’ Ramosaj i ka drejtuar të ëmës së saj një falenderim nga shtëpia. Padyshim që këngëtarja zgjodhi t’a falenderonte të ëmën për pamjen e saj, specifikisht këmbët. Sipas saj ato janë magjepsëse, më të bukurat në botë. Në një moment Beatrix zgjedh të çohet dhe ta ndajë me publikun këtë aset të sajin duke i kushtuar një monolog të ngjeshur me lavde në superlative.

‘A mund të flasim pak për këmbët e mia? Oj mam shumë faleminderit për këto këmbët e mia që m’i ke bërë! I dua mami! Gjoksin nuk ma dhe, por e bëra vetë, nuk ka gjë. Po këmbët që m’i ke dhënë vallah… këmbët… kqyre, shih e shkruaj. Këmbë më të bukura pash Zotin nuk kam parë! O shalë e bukur, o yll! Nuk mundem, nuk mundem. A keni parë këmbë më të mira se këto? Këmbët më të bukura në botë! Unë vdes për këmbët e mia.’, përfundoi Beatrix.

Gjatë qëndrimit të saj në BBV është vënë re një Beatrix emotive, disi konfuze e mjaft subjektive, këtë anë të karakterit, ‘lirike' me 'muzë' vetëveten mesa duket artistja e paska mbajtur të fshehur.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kanan: 16/01/2022 20:38

    A Vesaf pushti qe s,hoqe dore nga keto gjera.Jazek te qofte llumi fshatit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?