Mollë të karamelizuara me salcë kosi nga Zonja Vjollca

24 Prill 2020, 11:35| Përditesimi: 24 Prill 2020, 11:37

  • Share

Mollë të karamelizuara me salcë kosi

Përbërësit:

3 mollë

1 lugë gjelle gjalp

4-5 lugë gjelle sheqer

1 lugë çaji kanellë

4 lugë gjelle arra

250 gr salcë kosi

1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Qërojmë mollët dhe I presim ato në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm.

Në një tigan të thellë vendosim sheqerin dhe e lëmë atë të karamelizohet deri në një ngjyrë të verdhë të artë, shtojmë një lugë gjelle gjalp dhe sapo gjalpi të shkrijë shtojmë mollët, më pas kanellën I përziejmë së bashku dhe vendosim kapakun derisa të marrë valë. Kurt ë shohim që lëngu ka shteruar largojmë mollët dhe I lëmë të ftohen.

Shtojmë tek salca e kosit një lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe e përziejmë mirë derisa të bëhet një krem I njëtrajtshëm I lëmuar.

Servirim në tas apo gotë 2-3 lugë gjelle salcë kosi të mbuluara me mollë. Në fund shtojmë edhe një lugë gjelle arra të copëtuara.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?