'Moldavja e Metës në Shkodër', PD nxjerr videon kur presidenti sulmonte Topallin: Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën

28 Shkurt 2022, 22:49| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 22:54

  • Share

Partia Demokratike ka sulmuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, ku këto të fundit nën koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' po kandidojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen me 6 mars. PD duke u ndalur te zgjedhjet për kryebashkiakun e Shkodrës, thotë se Berisha kërkon votat e demokratëve, për partinë e Metës, të cilin më parë e ka quajtur mafie. Madje PD ka publikuar një video, ku shfaqet në kuvend Meta teksa quan ish-kryeparlamentaren e PD-së, Jozefina Topallin 'moldave'. Sipas PD-së kush zgjedhe partinë e re të Metës dhe Berishës. mban në pushtet Ramën.

'Sot kërkon vota e demokratëve për partinë e tij, por Metën e quan mafie.  Demokratët dhe shkodranët nuk gënjehen nga mashtrimet e mafias, apo non grateve që duan ta përdorin Shkodrën për hallet e tyre. Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të Tom Doshit apo do të refuzojnë non gratat. Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI, mafias siç e quan zonja që sot urren PD.

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë: Kandidatët e non gratave apo birin e tyre Xhemal Bushatin! Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë! Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave! Kush zgjedh partinë e re të Metes dhe Berishës, mban në pushtet Ramën, kush zgjedh Ramën, mban Metën dhe Berishën.'- shkruan PD.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazmend T.: 02/03/2022 17:00

    Ajo po flet realitetin e zhveshur! 10000% e vertete.Pa Berisha, pa Meta! Por gjithmonë pa Bashën. Me Bashën në PD, Shqipëria duhet të përgatitet për "Ramën 4,5,6,7,8" (do të vdesë në detyrë). Ose do të vijë monarkia. “Mbreti Rama”. Me vjen keq per te rinjte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?