Kryeministrja e Moldavisë , Natalia Gavrilita , ka njoftuar dorëheqjen e saj pas një viti e gjysmë në krye të qeverisë. Kjo është bërë e ditur nga agjencitë ruse. Dorin Recean , sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Moldavisë, u emërua si kryeministër i ri nga presidentja Maia Sandu pas dorëheqjes së Natalia Gavrilita . Sipas Kushtetutës, kryeministri i ri duhet të dalë në Kuvend brenda dy javësh për të marrë një votëbesim. Deri atëherë, qeveria në largim mbetet në detyrë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Raketat ruse kalojnë në hapësirën ajrore moldave dhe rumune! Dorëhiqet kryeministrja në Moldavi
F.D/ReportTv.al