Moldavia hedh poshtë pretendimin e Rusisë për 'provokim të armatosur' kundër Ukrainës

23 Shkurt 2023, 09:37| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 09:42

  • Share

Moldavia hodhi poshtë akuzat nga Rusia se Ukraina po planifikon aksion ushtarak kundër rajonit separatist pro-Moskë të Transnistrisë.

Të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Moskës akuzoi Kievin për "përgatitjen e një provokimi të armatosur" kundër Transnistrisë "në të ardhmen e afërt", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Asnjë provë apo detaje të tjera nuk u ofruan për të mbështetur pretendimin e ministrisë.

“Autoritetet shtetërore nuk konfirmojnë informacionin e shpërndarë këtë mëngjes nga Ministria Ruse e Mbrojtjes. Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe ftojmë publikun të ndjekë burimet zyrtare dhe të besueshme të Republikës së Moldavisë. Institucionet tona bashkëpunojnë me partnerë të huaj dhe në rast rreziku për vendin do të informojnë publikun pa vonesë”, thuhet në një mesazh në kanalin zyrtar Telegram të qeverisë moldave.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB miraton rezolutën: Rusia të dalë menjëherë nga territori i Ukrainës, duhet paqe e plotë! 141 vende pro, asnjë vend i madh kundër! Kina dhe India abstenim


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?