Moldavia gjen copëza të raketave pas sulmeve ruse

16 Shkurt 2023, 17:33| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 17:37

  • Share

Ditën e sotme policia në Moldavi ka gjetur copëza të raketave dhe raportohet se janë gjetur vetëm disa orë pas sulmeve ruse me raketa të Rusisë ndaj Ukrainës.

Copëzat e raketave u gjetën afër kufirit me Ukrainën, në fshatin Larga. sipas Moldavisë, janë gjetur katër herë copëza raketash në territorin e Moldavisë që kur ka nisur lufta dhe sulmi rus. Presidentja moldavebën thrrje për vigjilencë pas zbuliit të planit rus për "shkatërrimin e shtetit'.

Njoftimi për gjetjen e copëzave të raketave ruse vjen në kohën kur Parlamenti moldav po përgatitet që votojë për kryeministrin e ri, që pritet të vazhdojë kursin pro-evropian të kësaj ish-republike Sovjetike dhe të shtyjë përpara agjendën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Moldavia është shprehur publikisht se është kundër sulmit rus dhe terrorit që po ndjejnë çdo ditë e më shumë edhe civilat ukrainas e jo  vetëm ushtria. Presidentja moldave gjatë kësaj jave ka thënë se Rusia po përgatit për një komplot duke përdorur sabatorë të huaj, madje ajo ka thëne se Rusia po përgatit "një grusht shteti" me persona të "infiltruar".

Moska mohon këto akuza dhe po ashtu nuk ka komentuar menjëherë lidhur me gjetjen e copëzave të raketave në territorin e Moldavisë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky përjashton dhënien e territoreve Rusisë në shkëmbim të paqes! Moska dhe Kievi shkëmben 202 të burgosur


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?