'Mokra n’fest', Rama: Dy ditë fantastike të mbushura me aktivitete dhe muzikë

17 Gusht 2023, 16:24| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 16:31

  • Share

Më datat 18 dhe 19 gusht qyteti i Pogradecit do të organizojë “Mokra n’fest”, një aktivitet që promovon traditat e kulinarinë e zonës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se këto do të jenë dy ditë fantastike të mbushura me aktivitete dhe muzikë, ndërsa ftoi turistët të mos humbasin këto evente lokale.

‘Mokra n’fest’ në 18 e 19 gusht, ku ndërthuren bashkë historia, kultura, tradita, zakonet, mikpritja, dollia etj. Ndiqni eventet e kësaj jave te TEA, guida juaj e këtyre pushimeve”, tha Rama.

Traditat, zakonet, gatimet, sportet, lojërat, koncerti, shëtitje me kuaj do të jenë pjesë e “Mokra n’fest”, organizuar nga bashkia e Pogradecit. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?