Bora Zemani

Moderatorja Bora Zemani uron djalin e saj për ditëlindje: Jam krenare që je fëmijë i lumtur, jo vetëm i zgjuar

12 Dhjetor 2022, 18:38| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 18:42

  • Share

Djali i Bora Zemanit ka ditëlindjen dhe moderatorja i ka dedikuar një urim përmes rrjeteve të saj sociale. Ajo ka vendosur të ndaj disa foto të momenteve më të bukura së bashku, shoqëruar me një shkrim, ku i tregon sa e ka përmirësuar dhe zbukuruar ai jetën e saj.

 

“Ej ti, njeriu që zbukuron jetën...dua te te uroj edhe 100 vite të bukura! Jam e prekur në çdo ditëlindje tënden, sepse përpara syve kam një fëmijë jo vetëm të mençur. Por mbi të gjitha të lumtur! Kjo është krenaria ime më e madhe! Ti je i vogli im që ke fuqinë të më japësh botën e të ndriçosh çdo ditë timen! Të dua Arbor dhe nuk e them dot me fjalë se sa”, shkruan moderatorja Bora Zemani në faqen e saj të isntagramit.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teuta Shaqiri: 27/02/2023 06:44

    E përshëndes Borën shumë dhe e përgëzoj për arritjet në çdo fushë të jetës.Kam një sugjerim për të nqs e pranon.Më pëlqen më shumë në foton që ka dalë me djalë me pak tualet se sa e lyer me ngjyrë të errët e egzagjeruar duket më e e freskët. I uroj gjithë të mirat në jetë.❤️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?