Xhesika Berberi

Modelja shqiptare: Nuk ka si jeta në Amerikë! Më paragjykojnë se jam e bukur, mendojnë se nuk jam e aftë për biznes

3 Qershor 2023, 22:45| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 22:47

  • Share

Modelja shqiptare Xhesika Berberi, e cila jeton prej vitesh në Amerikë pas kontratës që pati me një agjenci modelingu shprehet e lumtur për jetën por tregon vështirësitë që hasi.

“Amerika më ka hapur shumë mendjen. Jam bërë më spirituale. Kam mësuar t’i besoj shumë intuitës some dhe vetes sime. 

Çdo njeriu ja sugjeroj New Yorkun, të jetojnë të paktën dy muaj. Aty jam ndjerë më mirë se kudo”- tha ajo.

Xhesika Berberi, përveçse modele, thotë se është edhe sipërmarrëse. Ndonëse bukuria i ka hapur shumë dyer, është përballur edhe me paragjykime.

“Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë”- ka rrëfyer ajo.

Xhesika tregoi edhe për vështirësitë e për anët e errëta të profesionit të saj.

“Është diçka e bukur, por s’është aq glamoroze sa mendojnë njerëzit. Është shumë e vështirë madje të jep një si lloj shtytje. Mua më ka dhënë një shtytje për të bërë biznesin. 

Sepse ke shumë sfida përpara dhe duhet të kesh një vlerësim shumë të madh për veten tënde, sepse rrezikon shëndetin mendor. Je gjithmonë në kompeticion me vajza të bukura dhe bëhet pak toksike”, tha Xhesika Berberi. 

Komento

Komente

  • Leo: 05/06/2023 08:50

    Po genjeve si I behet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?