Xhesika Berberi

Modelja e njohur shqiptare ndjek nga afër performancën e Usher në Super Bowl

13 Shkurt, 09:35| Përditesimi: 13 Shkurt, 09:40

  • Share

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ka ndjekur nga afër performancën e Usher në “Super Bowl 2024”.

Ajo ka ndarë disa pamje në Instagram, aty ku numëron afro 200 mijë njerëz.

Bukuroshja, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, duket se është argëtuar shumë në këtë shfaqje.

Ish-miss Shqipëria ka qenë e shoqëruar nga influencuesja e famshme, Sofia Harmanda.

Xhesika ndërkohë rikthehet herë pas here në Shqipëri, për të qenë më afër familjes e shoqërisë, por edhe për projekte.

Kujtojmë që Berberi u shpall ‘Miss Universe Albania’ në vitin 2011.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?