Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu

Modeli turk i Ramës për zhdukjen e korrupsionit në Shëndetësi, Shehu: S'është gjë tjetër veçse PPP! Vizion i ri 3D

7 Shkurt 2021, 13:37| Përditesimi: 7 Shkurt 2021, 13:46

  • Share

TIRANË- Reagimi i parë nga kampi i demokratëve për modelin turk të Ramës për të shkatërruar korrupsionin në Shëndetësi, ka ardhur nga ish- ministri në kohën e PD-së, Tritan Shehu.

Sipas Shehut, kjo nuk është gjë tjetër veçse se tjetër 'PPP', në një kur 8 vite në pushtet, thekson Shehu, nuk ka bërë asgjë.

Shehu thotë se vendi ka nevojë për një sistem shëndetësor në qendër të së cilit vendoset pacienti, dhe këtë model sipas tij, e ofron vetëm PD-ja.

"Rama sot, pasi krijoi nje katastrofe me modelin “britanik te shendetesise falas”, po na paraqet modelin “turk”! Te dyja jane spekullime te tij, se te dy keto jane sisteme te mira ne vendet e tyre, por shume larg asaj, qe Rama beri ne dy mandate e sot na ofron ne 3 D si nje vizion te ri, qe i paska lindur keto dite.

Ne fakt Shqiperia ne keto 8 vite nuk ka krijuar asnje fizionomi e nuk ka adaptuar asnje model ne sistemin tone shendetesore, pervecse atij shkaterrues e korruptiv te PPP. Duke degjuar Ramen edhe sot duket qartesisht se i vetmi element nga i cili ai nuk heq dore jane pikerisht PPP e tij, duke i sheqerosur keto nje here me gjuhen angleze e tashti me ate turke-perparim i madh ky!

Gjuhet mund te ndryshojne, por “vesi” nuk ndryshon, i thone! Shqiperise nuk i duhen keto karrikatura qe paraqiti ky kryeminister ne ikje, mbasi per 8 vite rrenoi sistemin tone me spekullimin e tij “shendetesi falas”. Shqiperise i duhet nje sistem shendetesor i bazuar mbi parimin “pacienti eshte ne qender te tij” ku “ “pacienti zgjedh e paraja e ndjek ate”, i financuar nga burime te shumellojeshme me nje rol te vecante te “kontributeve dirtekte”, si e vetmja menyre per te siguruar autonomi te finacimeve e te institucioneve, solidaritet te gjere social midis shtresave te popullesise, shfrytezim te te gjithe kapaciteteve shendetesore te vendit, publike a private keto.

Ky eshte vizioni i yne, projekti i yne i mbeshtetur ne eksperiencen me te mire boterore e kushtet tona, i realizuar nga specialistet tane ne bashkepunim me kolege te shquar te huaj, kryesisht gjermane e nepermjet Fondacionit te mirenjohur Kondrad Adenauer. Dhe kete sistem Qeveria Basha do ta ndertoi ne funksion te qytetareve e jo te spekullatoreve, pikerisht mbas 25 prillit", shkruan Shehu.

Modelin turk për zhdukjen e korrupsionin në shëndetësi kryeministri Edi Rama e prezantoi ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi me banorët në Sarandë. Rama vuri theksin te autonomia e spitaleve, i cili shtoi se mjekët do të paguhen në bazë të orëve të punës, e kështu nuk do të "turren te privati", pasi mbarojnë 8 orarin zyrtar. Në aspektin e operimit dhe logjistikës do të menaxhohen nga privati, duke filluar nga ushqimi, sigurimi i materialeve, pajisje, çarçafët, batanijet do të jenë nga privati e ndërsa stafi mjekësor nga shteti.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasemi: 07/02/2021 20:47

    O tritan preshi kaq shpejt e harove preshin mor bur. Po ne ju kemi par ju se çfar keni bër me ktë popull martir. Po ju qekeni njërzit më të ult qe mendoni se ky popull do ju votoj prap. Harojeni populli është mjaft inteligjent e mjaft i ndjeshëm.

    Përgjigju
  • BENI: 07/02/2021 18:07

    PO TI mor ...i qelbur si e le shendetsine ,,kur ishe minister,,,,sketerre ku duhej te paguaje dhe rojet pa le me doktor e infermier...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?