Modeli Amarildo Gjeçi: Më pëlqen të
ndjek shembullin e politikanëve

12 Korrik 2014, 10:31| Përditesimi:

  • Share
Më pëlqen të ndjek shembullin e doktorit, ish-kryeministrit dhe kryeministrit të tanishëm Edi Rama pa asnjë hezitim” janë shembujt që e kanë ndjekur gjatë këtyre viteve arbitrin dhe modelin shqiptar. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Amarildo Gjeçi tregon rrugën e tij nga sporti tek modelingu si dhe diferencën mes tyre. Momentalisht Amarildo është arbitër futbolli ndërsa, më përpara ka punuar edhe si model dhe futbollist njëkohësisht por për shkak të një lëndimi që ka pasur është detyruar të largohet nga fusha e futbollit, sigurisht duke mos u larguar nga futbolli por këtë herë në rolin e arbitërit. Më poshtë ju do të lexoni një rrëfim të një
djaloshi të ri i cili ambiciet e tij i ndan me ne.

Impenjimi juaj i fundit si model ku ka qenë?

Modelingu në fakt ka momente ulje dhe ngritje. Ka pasur projekte që ja ka vlejtur, ka pasur projekte që nuk është se më kanë bërë të ndjehem mirë. Projekti i fundit
ka qenë organizuar nga JPFG në një nga televizonet kombëtare në Tiranë, ku konkurentët përzgjidheshin për të qenë pjesë e “Tirana Fashion Week 2010”.

Sipas jush Amarildo, një model profesionist sa kohë harxhon për pamjen fizike, për kurimin e look-ut dhe për shopping?

Një model profesionist duhet të ketë një agjendë të mirëorganizuar. Duhet të harxhojë të paktën dy orë ushtrime fizike për të mbajtur trupin në formë. Duhet
të ketë parukierin e tij personal që të kujdeset për pamjen e jashtme, look-un, gjithashtu dhe shopping nuk ngelet mbrapa.

amarildo gjeci

Çfarë gjejmë në valixhen tënde nëse kontrollojmë kur nisesh për një udhëtim pune ose pushimesh?

Në valixhen time pa diskutim do të gjendet telefoni, që është një mjet shumë i rëndësishëm komunikimi dhe gjërat personale që gjithkush mund të përdorë për udhëtime pune dhe pushimesh.

A është i dashuruar Amarildo momentalisht dhe si shkon jeta e tij sentimentale?

Single, sepse jam i angazhuar në disa projekte, gjithashtu dhe stërvitjet e përditshme, për të qenë gati gjatë fundjavës për të arbitruar. Por, në të ardhmen e afërt dhe unë do të jem i dashuruar.

A ke një shembull për të ndjekur në jetë?

Më pëlqen të ndjek shembullin e doktorit, ish-kryeministrit dhe kryeministrit të tanishëm Edi Rama pa asnjë hezitim. Do t'i konsideroja kështu: Ambicia, mencuria e doktorit është një shembull për t'u ndjekur. Ndërsa toleranca dhe shpirti i një artisti, ai i kryeministrit të tanishëm.

Ti ke luajtur futboll, por pse zgjodhe arbitrimin?

Po është e vërtetë që kam luajtur futboll, por u dëmtova rëndë dhe si pasojë e saj u detyrova të tërhiqesha përfundimisht dhe pasioni për futbollin më bëri që unë të rri përsëri në fushat e blerta, atë të arbitrimit, të cilën unë vazhdoj ta dashuroj javë për javë.

Duke qenë se merresh me futbollin, a ka ndonjë ekipë që e preferoni këtu në Shqipëri, dhe jashtë Shqipërisë?

Të jem i sinqertë nuk kam ndonjë ekip të preferuar në Shqipëri, por zemra më rreh fortë për Kombëtaren Shqiptare. Është moment i vetëm në ato 90 minuta që unë nuk dua të bezdisem nga asnjëri. Sigurisht, jam tifoz i Inter dhe Real Madrid. Ndërsa për kombëtaret e huaja pa diskutim tifoz i Brazilit, janë më uniket në botë.

Kush është lojtari yt i preferuar brenda dhe jashtë vendit?

Lorik Cana padyshim. Ai është ambasadori më i mirë i të gjithë lojtarëve shqiptarë anë mbanë botës, është një shembull shumë i mirë për t'u ndjekur nga të gjithë lojtarët.

amarildo gjeci

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?