Mobiljet 'fluturuese' në Durrës, reagon ministri Balla: Turp! (VIDEO)

19 Prill, 10:46| Përditesimi: 19 Prill, 10:58

  • Share

Dy qytetarë në Durrës, teksa po hiqnin mobiliet e vjetra nga një apartament në një pallat, kanë krijuar ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike.

Dy punëtorët duken në pamjet e siguruara nga Report Tv teksa hedhin mobiliet nga ballkoni i shtëpisë në sheshin poshtë pallatit.

Aty duket një pirg me mobilie të vjetra të shkatërruara.

Për këtë ka reaguar edhe ministri Taulant Balla duke e konsideruar si turp. 

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla: 

Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiljet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. TURP!

Policia e Shtetit - Durrës ka reauar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr.17 në këtë qytet. Banorët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa hidhnin mobilje e mbetje të cilët u vendosën përpara përgjegjësisë penale. Duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 20/04/2024 16:58

    Keta kane shpellare....

    Përgjigju
  • Arben: 20/04/2024 16:47

    Ja pra, keta jane votuesit e Saliut dhe opozites shqiptare! A mund ti jepet vota ketyre? Te bëhen shumice e te na perdhosin? Kurrsesi! Me mire PS edhe me 1000 probleme, korrupsion, vjedhje, etj etj , sesa maloket e opozites!

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 20/04/2024 16:17

    Katunar o tru pa rur qytetar sbëhesh dot kurrrr. Çfar mund ti thuash ktyre lloi kafshve me fytyr njeriu. Turp , turp njerēz me bisht.

    Përgjigju
  • Arjanit Bejko: 20/04/2024 06:42

    Shume gje e ndyre fjalori qe perdoret nga disa ketu... ! Fol mendimin tend shprehu ne te mire te Atdheut e kombit dhe kaq..e ke bere detyren tende te shenjte !Kuptohet injorante ka kudo edhe ne Amerike , por sa njoftohet policia ata kapen dhe pastrojne rremujen e tyre.. ok?

    Përgjigju
  • toku: 19/04/2024 11:20

    Kjo eshte e bere me kompjuter si plerat ne plazh.

    Përgjigju
    • Durresi: 20/04/2024 06:57

      Eshte vertete nje TURP, si ka mundesi qe ka njerez kaq te pa qytetruar ne Shqiperi????!!!!!!! Demokracine e kuptojne nje Liria te SHFRENUAR, BEJ CFARE TE DUASH. ????????????????????‍♀️????‍♀️????‍♀️????‍♀️????‍♀️????‍♀️????????????????????????????????????‍♂️????‍♂️????‍♀️????‍♀️

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?