Merr flakë ‘Benzi’ në aksin Tiranë-Elbasan, VIDEO teksa digjet mjeti, tymi i zi ‘mbulon’ zonën

19 Prill 2023, 10:48| Përditesimi: 19 Prill 2023, 11:06

  • Share

ELBASAN- Një mjet tip Benz është përfshitë nga flakët ditën e sotme teksa ishte në lëvizje në aksin Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi ka siguruar videot, teksa mjeti tip ‘Benz’ digjet nga flakët që e kanë përshkruar totalisht.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i flakëve është bërë një defekt teknik. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, pasi personat që kanë qenë në mjet kanë arritur të dalin pa lëndime.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?