Kronikë

Aksident në Berat, mjeti i policisë përplaset me 'Benz'-in, plagoset drejtuesi (VIDEO)

10 Nëntor 2021, 13:27| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 14:10

  • Share

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Dimal-Lushnje, disa metra larg rreth-rrotullimit të Poshnjes. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një mjet tip 'Benz', me targa AA 780 DE, që drejtohej nga Endri Zhuka, duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore e fshatit, ka goditur mjetin e Policisë së Patrrullës Rrugore.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë rrotulluar në rrugë, ndërkohë është plagosur drejtuesi i 'Benz'-it. 

Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta të Policisë Rrugore, që po kryejnë edhe ekspertimin e vendit të aksidentit, për të saktësuar edhe dinamikën e plotë të tij.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?