Mjeti i 'Breçani Security' përplas të miturin, në pranga shoferi në Burrel

1 Dhjetor 2023, 14:54| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 15:00

  • Share

BURREL- Një aksident ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku një i mitur është përplasur nga një mjet i 'Breçani Security'. Shoferi 46-vjeçar ka qenë duke drejtuar një mjet tip "Fiat", që merret me transportimin e vlerave monetare, ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë automjeti ka aksidentuar një fëmijë të mitur.

I mituri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet  në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 01/12/2023 16:43

    Ku I kane gjet kta shtaze shofera dhe roje sigurie qe ikin nw mes te qytetit me shpejtesi a thu Jane ambulance plehrat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?