Kronikë

Mjeti bie nga ura, humb jetën 41-vjeçari në Korçë, lëndohet shoferi

8 Gusht 2021, 09:47| Përditesimi: 8 Gusht 2021, 10:26

  • Share

KORÇË- Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme. Një 41-vjeçar ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në fshatin Polenë të Korçës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’, i identifikuar me inicialet T. B. Ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë makina ka rënë nga ura.

Ndërkaq, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?