Mjetet e tonazhit të rëndë kalojnë pranë shtëpive të tyre dhe u rrezikojnë jetën, banorët e Çërravës në Pogradec ngrihen në protestë

25 Mars 2023, 12:01| Përditesimi: 25 Mars 2023, 13:36

  • Share

Dhjetëra banorë të Njësisë Administrative Çërravë në Bashkinë e Pogradecit, janë ngritur mëngjesi e kësaj të shtune në protestë kundër kalimit të mjeteve te tonazhit të rëndë përmes fshatit të tyre.

Bëhet fjalë për një kompani për përpunimin e gurit dhe granilit, e cila transporton ngarkesa të mëdha inertesh disa herë në ditë përmes këtij fshati.

Për banorët e Çërravës kjo situatë është kthyer tepër problematike pasi kamionët kanë dëmtuar rrugën e fshatit dhe rrezikojnë fëmijët gjatë kalimit të tyre.

Për protestën ka reaguar dhe administratori i kësaj njësie Olgër Ibi i cili deklaroi së ishte në dijeni të këtij problemi, ndërkohë theksoi se Bashkia e Pogradecit ka planifikuar në buxhet ndërtimin dhe rehabilitimin e kësaj rruge. Ndërsa për lëvizjen e kamionëve, Ibi shtoi se do te diskutohet me kompaninë për të gjetur një zgjidhje mbi itinerarin e përshkuar.

Fshati Çërravë është një nga vendbanimet me numrin më të lartë të banorëve në Pogradec. Rreth 2500 banorë preken nga problematika e rrugës kryesore të fshatit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?