‘Mjet propagande i kasapit të Ballkanit’, burri i Vjosa Osmanit shpërthen ndaj Vuçiç: Kryetar shteti analfabet!

3 Mars, 14:28| Përditesimi: 3 Mars, 14:44

  • Share

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka sulmuar ashpër presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke e cilësuar këtë të fundit si ‘analfabet’ dhe ‘propagandist’ të Millosheviçit.

Në një postim të bërë në rrjetin social “X”, Sadriu shkruan se historia mëson se ka rreziqe kur një person i pashkolluar dhe propagandues drejton një shtet.

“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.

Kujtojmë se Vjosa Osmani ishte e pranishme në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë më 28 shkurt ku ishin të pranishëm edhe liderë të tjerë të Evropës Juglindore.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 04/03/2024 12:08

    Te nderuar Report TV,nuk i bani nderë kshilltar te presednike osmankes duke mos i shfaqur komentet e lexuesve, perkundrazi duke mos dhane mendimet e shqiptareve atij i mbushet mendja se eshte menu menquri dhe me patrioti nderkohe qe njihet ndryshe, nuk ka ndoshur akoma ndoshta vetem ne Ukraine kam lexuar se djali lufton kunder babait te vetem qe ishte angazhuar me ruset,tek ne ska ndodhur kurre qe i biri i nje serbosllavi per shume kohe nenkryetar i sps te brhet me patriot se Skenderbeu, me shpresen se ksaj here do i shfaqni ju uroj per punen qe bani ne informimin e shpejte dhe te drejtesine ne hapsirat shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?