Mjeshtri i aktrimit Reshat Arbana i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër

30 Mars, 20:09| Përditesimi: 30 Mars, 21:21

  • Share

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në zemër në Spitalit Universitar Nënë Tereza, e cila rezultoi me sukses që ka rezultuar me sukses.

Ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemer që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës, njofton ministrja e Shëndetësisë.

Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.

Aktori i njohur prej viteh kishte shfaqur probleme shëndetësore me zemrën.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beni: 31/03/2024 06:42

    e ka shpetuar zoti,,se doktoret tane te lene cyryk edhe kur ke nje semundje te thjeshte...

    Përgjigju
  • visi: 30/03/2024 21:12

    I urojme sherim te shpejte gjigandit te skenes Reshat Arbana....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?