Mjeshtri botëror Zubin Mehta koncert gala në Opera! Dirigjenti për herë të parë në Shqipëri

23 Qershor 2023, 16:43| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 16:46

  • Share

Mjeshtri dhe legjenda ikonë e dirigjimit botëror me origjinë nga India, maestro Zubin Mehta erdhi për herë të parë në Shqipëri me një koncert Gala “Ballkani i hapur” në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në kryeqytet.

Muzika klasike elitare botërore erdhi e luajtur nga Orkestra Filarmonike  e Beogradit në përvjetorin e 100 të themelimit të saj nën dirigjimin mjeshtrit Zubin Mehta duke i përcjellë emocione të ngrohta publikut shqiptar. ‘Virtuozët’ nga Serbia luajtën në kryeqytetin shqiptar si një aktivitet në kuadër të nismës politike për ‘Ballkanin e Hapur’.

Nën tingujt e violinës, violinçelit dhe instrumenteve frymorë për më shumë se një orë, repertorit të koncertit klasik gala nuk i munguan edhe “Simphonia nr 7, e brilantit gjerman Beethoven  dhe “Simfonia Fantastike” e kompozitorit të mirënjohur frances Hector Berlioz .

“Ballkani i Hapur” në Tiranë erdhi pasi performancës në Beograd dhe turi do të përmbyllet në qytetin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?