Mjeku Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo uron shqiptarët: Qoftë me këmbë të mbarë ky vit, së bashku do t'ja dalim përballë koronavirusit

3 Janar 2021, 22:48| Përditesimi: 3 Janar 2021, 22:50

  • Share

Në këtë fillim të Vitit të Ri 2021, mjeku i njohur Tritan Kalo ka një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë situatë të vështirë në përballjen me COVID-19.

Duke i përmendur dhe njëherë masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit, ai kërkon kujdes maksimal nga qytetarët me virusin dhe shprehet optimist se të gjithë bashkë do ja dalin për ta mposhtur.

Postimi i plotë i Tritan Kalos:

KOHË KOVIDIANE….3.01.2021….Fillim të mbarë të javës së ardhëshme për të gjithë JU miq, shokë, kolegë e bashkëkombas….Uroj dhe shpresoj se festa e ndrimit të viteve të ketë shërbyer edhe si reflektim për t’i sjellë gjithkujt paqen në shpirt, dashurinë në zemër si dhe dëshirën e një jete më të frutshme për veten, për familjen dhe për gjithë shoqërinë….Shqipëria ka nevojë për gjithkënd nga ne…Qoftë me këmbë të mbarë ky vit në përmbylljen e përballjes sonë me sfidën ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Afrimi i kësaj dite mvaret shumë edhe nga NE, nëse vijojmë të respektojmë trinomin MDH = Maskë, mbulim të rrugëve të hyrjes së virusit në trupin tonë, Distancim fizik kur e ku sa është e mundëshme të bëhet kjo gjë, Higjenë përsonale e kolektive….Shpresoj që ndërkohë Qeveriu lokal, Bashkia, të ketë reflektuar disi për të mos e lënë pastrimin e Tiranës sonë në duart e shiut dhe të erës, sikundër ndodhi përgjatë vitit 2020….MDH e Imunizimi pasiv = Vaksinimi i popullatës si dhe Imunizimi aktiv = Kalimi i sëmundjes, do të krijojnë patjetër trinomin e plotfuqishëm në mposhtjen me sukses të “flamës mbarëbotërore” me emrin Sars-Cov2/Covid-19….Më shumë Mirëbesim, Mirkuptim dhe Respekt për punën e përpjekjet e Mantelbardhëve, si dhe të gjithë stafit të Shëndetit Publik e jo vetëm që kujdesen për jetët tuaja….Më pak errësirë në mëndje, në zemër si dhe në komentet tuaja për sakrificat e tyre, sepse ata/ato po japin në çdo sekondë dromëza nga shëndeti dhe jeta e tyre, për t’u kujdesur për shëndetin dhe jetët tuaja…..Ju duam dhe jemi aty për çdo sekondë ndaj durim, guxim dhe besim se do ja dalim mbanë….Together forever!!!

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 03/01/2021 23:30

    Respekte per punen tuaj doktor..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?