Mjeku shqiptar në Itali: Vala e dytë e Covid-19 varet nga sjellja e qytetarëve

19 Maj 2020, 16:37| Përditesimi: 19 Maj 2020, 16:40

  • Share

Dyshimi se Covid-19 mund të rikthehet sërish është mjaft i madh, por kjo gjë sipas mjekut shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu mund të shmanget duke respektuar rregullat e higjienës. Për sa i përket hapjes së të gjithë vendit në Itali më datë 3 qershor, Kapxhiu u shpreh se është e përshpejtuar, por nevoja është e madhe pasi ekonomia po pëson probleme të mëdha.

"Pacientët po përmirësohen çdo ditë. Është rritur numri i të shëruarve dhe por reduktohet numri i të prekurve. Fatkeqësisht ka akoma të vdekur por numri është jashtëzakonisht i reduktuar. Temperaturat e larta ulin fuqinë e virusit në ajër. Obligimi i të gjithë personave për të mbajtur maskat do të thotë se reduktohet kontakti.  Këto dy faktor do të ndihmojnë jashtë mase për reduktimin e virusit. Dyshimi është që mund të ndodhë një vale e dytë, por varet nga ne qytetarët se sa do të jenë korrekt me veten e tyre dhe më pas të tjerët. Rekomandimi më i madh është se duhet me pas kujdes pasi nuk ka mbaruar akoma pandemia.

Hapja 360 gradë është e shpejtuar. Po mendohet për ekonominë sepse kjo gjë është si një garë. Italia duhet të hape çdo gjë pasi ka falimentime. Nëse ekonomia nuk fillon do të ketë pasoja shumë të rrezikshme për Italinë. Hapja 360 gradë duhet të ketë kujdes në higjienën sanitare.  Kemi rreth 4 muaj kohë derisa të vije shtatori dhe tetori. Duhet të merren masa të rrepta për të zbuluar ato që janë të prekur dhe nuk kanë simptoma. Ky duhet të jetë objektiv kryesor. Shqipëria me të vërtetë ka bërë diçka shumë të mirë. Ma merr mendja se Shqipëria do ta kaloje dhe s'do të ketë probleme", tha mjeku shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?