Kronikë

Mjeku në Sarandë ndërroi jetë nga ataku kardiak teksa i shërbente pacientëve, qytetarët: Na u duk e pabesueshme, punonte natë e ditë

23 Korrik 2021, 18:31| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 18:51

  • Share

Mjeku i qendrës shëndetësore Dhivir në Finiq, Ilir Gazeli, u nis normalisht për në punë, si çdo ditë për ti dhënë ndihmë pacientëve të tij, por jo çdo gjë shkoi siç duhej. Një atak kardiak në zemër, i mori jetën. 

Për qytetarët që janë kuruar nga 66 vjeçari, kjo ngjarje është e pabesueshme. Ata e përshkruajnë mjekun, jo vetëm si profesionist, por edhe një njeri me zemër të madhe.

“Doktori ishte njeri më i mirë. Leje që ishte doktor i mirë, por edhe si njeri. Na u duk e pa besueshme ajo që ndodhi”, tha një banor. 

“Ishte një njeri shumë i mirë. Natë e ditë punonte. Ka ikur shumë shpejt”, u shpreh një pacient. 

“Ishte inteligjent, dashur, ju shërbente njerëzve në mënyrë të shkëlqyer”, tregoi një tjetër.

“Shumë doktor i mirë, i sjellshëm, i kulturuar. Ç’të të them më?”, tha një tjetër.

Edhe pse kishte arritur moshën për të dalë në pension, Gazeli vijonte punën në shërbim të qytetarëve, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?