Mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli

Mjeku shkruan emrin e kapitenit të Milanit në 'uniformën e luftës' kundër COVID-19, Romagnoli: Ti je idhulli i vërtetë!

15 Prill 2020, 21:10| Përditesimi: 15 Prill 2020, 21:18

  • Share

Mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, ka publikuar një foto prekëse të një mjeku në frontin e parë të luftës, i cili shkroi numrin 13 dhe emrin e tij mbi uniformën e bardhë.

 “Dje mora këtë foto… ky djalosh kishte shkruar: ‘Ti je idhulli im”. Dhe unë iu përgjigja: ‘Idhulli i vërtetë je ti këtu.

Jo vetëm ky djalosh, por të gjithë ata që po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar tonën.

Nuk ka dhuratë më të madhe. Ju jeni krenaria jonë dhe e vetmja gjë që mund të bëj, është të them: FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA!”, shkroi Romagnoli.

Kujtojmë se Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në të gjithë botën.

Foto nga mjeku

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?