Mjeku në Itali: Bombolat e oksigjenit nuk përdoren pa lejen e specialistëve! Dozat e para të vaksinës anti-covid pritet të mbërrijnë në janar

20 Nëntor 2020, 18:35| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 19:02

  • Share

Masat kufizuese Anti-COVID në Itali duket se kanë dhënë efekt, por situata vijon të mbetet kritike sipas mjekut kirurg në Lombardi, Albert Troci. Ai bën thirrje që të mos ulet vigjilenca.

“Epidemia në Itali mbetet në nivele kritike. Si nga ana e rasteve të reja dhe mbushjeve të spitaleve. Mund të shikojmë një aspekt pozitiv, pasi  pas më shumë se katër javë kemi një rritje lineare. Indeksi i transmetimit të sëmundjes është nën shifrën një. Masat po japin efektet e tyre dhe kjo na jep shpresë mos të shkojmë në kolaps. Kemi ulje të rasteve që prezantohen në urgjencë, por rastet janë prapë të larta. Nuk janë si në fillimin e valës së dytë. Lombardia mbetet  po zonë e kuqe deri më 3 dhjetor nga të dhënat që erdhën sot. Ne duhet të marrim informacion edhe nga epidemitë e kalua ra. Vala e dytë dhe e tretë ka qenë edhe më e fortë se faza e parë. Nuk duhet të ulim asnjëherë vigjilencën”, tha mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci.

Për sa i përket bombolave të oksigjenit, Troci shprehet se në mënyrë kategorike ato nuk duhet të përdoren pa u sugjeruar nga mjeku specialistë, apo pa ditur nëse janë higjienike. Në të kundërt ato bëhen të rrezikshme.

“Ka ndryshuar mënyra se si ne sillemi me virusin. Kemi informacione. Kemi shumë “armë” në dorën tonë që mund ti përdorim kundër sëmundjeve. Kemi shukmë ilaçe që mund ti përdorim në faza të ndryshme të sëmundjes. Edhe mjekët e familjes kanë më shumë mënyra për ti ndjekur pacientët në shtëpi. Kemi terapi kortizonin, antibiotikun, antiviralin, oksigjenin etj. Bombolat e oksigjenit nuk përdoren pa u sugjeruar nga mjeku i familjes dhe specialist. Nuk duhet të përdorim bombola pa ditur pastërtinë, higjenitetin e tyre. Është e rrezikshme pasi duhet të kuptohet si duhet të përdoret oksigjeni. Maskat janë të detyrueshme prej më shumë se një muaji i gjysmë, por masat që janë marrë po japin efektin e tyre. Tani kemi një ngadalësim të rritjes së kurbës”, shtoi Troci.

Shpresa e vetme për të mposhtur virusin është vaksina. Dozat e para në Itali pritet që arrijnë në fillim janari.

“Ne do ta kalojmë këtë valë pa vaksinën, pasi për të dhënë efektin duhet që 60% e popullatës të jetë e mbuluar me vaksinë. Dozat e para shpresohet të vijnë në fillim janari. Do jenë të domosdoshme për 1.7 milion banorë. Siç e dinë bëhen dy doza. Do përdorën për pacientët e brishtë dhe ato që janë në vijën e parë. Nga pranvera do jetë mundësia që vaksina të jetë si një “armë” për të ulur transmetimin e virusit”, përfundoi Troci.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?