Kronikë

Mjeku kërkoi 'legalizimin' e ryshfetit, reagon Rama: Shokues për nga niveli i kurajos dhe paturpësisë! Vërteton domosdoshmërinë e lëvizjes antikorrupsion

15 Korrik 2021, 11:38| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 10:25

  • Share

 

Kryeministri Rama e ka konsideruar si shokues deklaratën pak ditë më parë të një mjeku në Spitalin e Traumës i cili i cili tha se 'ryshfeti' duhet të dorëzohet te recepsioni. Rama tha se kjo vërteton edhe domosdoshmërinë e lëvizjes së re të qeverisë kundër korrupsionit.

"Një mjek që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbresëlënës për nga niveli i kurajos dhe për nga paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli i shpërblimit të mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim ashtu sikundër e kemi rritur. Është një zotim që ne e kemi bërë që pagat për bluzat e bardha të rriten 40%. Të paguhen edhe sipas mundit, volumit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht.  Të thuhet që ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin është vërtet një mesash kuptimplotë për domosdoshmërinë e lëvizjes antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë shtetëror që ka filluar të ndihet edhe më thellë. Nuk mund të ketë barazi për të gjithë bluzat e bardha se 'të gjithë janë njësoj' dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve. Kjo nuk është e vërtet", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Rrjet antikorrupsion në të gjitha institucionet, individë që do të bëjnë vetëm ndarjen e 'të njomit nga i thati'! Reforma në Shëndetësi ‘kantier’ i madh


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?