Mjeku, Tritan Kalo

Politikë

Mjeku Kalo thumbon Metën: Tani që LSI doli forcë e 'paparë', drejtuesi i saj faktik do marrë sfurkun e do dalë maleve për liri apo do qëndrojë në presidencë

27 Prill 2021, 11:58| Përditesimi: 27 Prill 2021, 12:02

  • Share

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka ironizuar presidentin llir Meta lidhur me rezultatin e LSI në zgjedhjet parlamentare dhe deklaratave të tij absurde ditët e fundit.

Kalo me tone ironizuese shfaq “kuriozitet” për veprimet e Metës tani që LSI doli forcë e “paparë”.

Do marrë sfurkun e do dalë maleve për liri apo do qëndrojë në presidencë? Kjo është dilema!

 “Tash që LSI doli “forcë e parë dhe e paparë”, drejtuesi i saj faktik do të mbetet në Presidencë apo “do të marrë sfurkun e do dalë maleve për liri?”, shkruan Kalo në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Mjeku, në fund të postimin e tij ka shkruar edhe një shprehje në latinisht “O tempora o mores!!!...Vox populi vox dei!!”, që do të thotë “Zëri i njerëzve është zëri i zotit”.

Në një konferencë për mediat, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, Meta ka bërë disa deklarata shumë të ashpra ku i ka ftuar qytetarët të mprehin sfurqet dhe mos të jenë që të preken votat.

“Burrat e gratë e Mallakastrës ti mprehin sfurqet e sëpatat se po u prek një votë e vetme kështu do bëjë gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye Presidentin.“, ka thënë ai.

Në këto zgjedhje, LSI përtej çdo pritshmërie të përfaqësuesve të kësaj force politike (por jo sipas sondazheve), ka arritur që të marr vetëm 5 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara.

Presidenti Ilir Meta ka bërë edhe një deklaratë të fortë disa ditë më parë, ku tha se nëse Rama i merr 71 mandate pa cenuar zgjedhjet e lira, ai nuk do ia jap firmën për kryeministër, por do t’i dorëzojë dorëheqjen e tij.

Deri më tani presidenti ende nuk “është dukur” dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 27/04/2021 13:54

    Presidenti ka shkuar ne te semes.

    Përgjigju
  • AGUSHI i cepani me lesh dhije: 27/04/2021 13:28

    Sigurisht qe do dale malit,do strehohet ne shpelle per ti shpetuar raketes amerikane.Nderkohe do therrese ne ndihme raketa ruse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?