Mjeku: Ja pse ulet
pjelloria te meshkujt

1 Nëntor 2013, 05:06| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Rreth 1% të fëmijëve meshkuj  të porsalindur mund të kenë një teste, e cila nuk ka zbritur në skotrum. Patologjia është shumë e thjeshtë për t’u evidnetuar dhe duhet të kurohet jo më vonë se 1 vit. Në rast të kundërt pasojat janë të rënda. Patologjia që njihet me emrin e kriptokirdisë, mund të ketë një emër të ngatërruar, por shpeshtësia e saj është rreth 1% tek fëmijët meshkuj të sapo lindur. Kriptokirdi, shpjegon andrologu Evin Dani, do të thotë test i fshehur. Është pikërisht  kjo gjë që ndodh me ata persona që vuajnë nga kjo sëmundje. Andrologu shpjegon se para se të lindin, testet e fëmijëve meshkuj ndodhen në bark të tyre. Gjatë muajit të 6të, 7të, 8të apo të 9të të shtatzanisë, testet kalojnë nëpërmjet kanalit inguinal për të zbritur në skrotum. Por ka raste që pas lindjes që testet të mos zbresin në skotrum dhe të mbeten në kanalin inguinal apo në të dalë të tij. 

Andrologu Dani shpjegon se me kalimin e viteve ky test dëmtohet, duke bërë që në moshën e riprodhimit të mashkullit, të dalë jashtë funksionit. Për më tepër andrologu thotë se në bazë të studimeve, testi që nuk ka zbritur, ka një predispozitë 12 herë më të të lartë për t’u kancerizuar. Gjithashtu kjo shkakton edhe infertilet apo mungesë pjellorie tek meshkujt. Sipas të dhënave andrologu Dani thotë se kriptokirdia (apo testi që nuk ka zbritur) është shkaku i dytë më i madh i mungesës së pjellorisë tek meshkujt në Shqipëri. Ndërkaq, në vendin tonë kriptokirdia, e cila ka pasoja të rënda, evidentohet tepër vonë, kur është shumë e thjeshtë për t’u kuruar nëse evidentohet në kohën që fëmija është ende bebe. Rreth kësaj andrologu tregon për një konferencë mes kolegësh ballkanikë, të cilët u shprehën të çuditur për faktin se në Shqipëri kriptokirdia evidentohej në moshë shumë të madhe, kur në vendet e tyre rastet e kësaj patolegjie viheshin në dukje shumë shpejt pas lindjes së një fëmije mashkull që kishte kriptokirdi.

Rreth kësaj ai shpjegon se duhet të jenë neonatorët, mjekët që kujdesen për mirëqënien e fëmijëve  pas lindjes për një periudhë 1-javore,  që të evidentojnë dhe të shënojnë në kartelën mjekësore të fëmijës (mashkull) nëse ka të ngjarë që fëmija të ketë kriptokirdi apo jo. Më pas është mjeku i konsultorit të fëmijës, që kujdeset për fëmijën gjatë një periudhe 3-vjeçare, që të rritet në mënyrë të shëndetshme, i cili duhet të evidentojë nëse fëmija mashkull ka apo jo kriptokirdi. Për kohën se kur kjo patologji duhet kuarur, për të mos pasur pasoja në një moshë më të madhe, mjeku shprehet se periudha kohore është 6 muaj deri në 1 vit pasi fëmija ka lindur. Andrologu Dani thotë se ka edhe specialistë të tjerë që thonë se edhe pas 1 viti e gjysmë mund të kurohet. E gjithë çështja është evidentimi i kësaj patologjie në kohën e duhur.

Për sa i përket specialitetit të andrologjisë, këtu në Shqipëri ka pasur probleme deri edhe në njohje në komunitetin e mjekëve. Ndërkaq ndodh shpesh që çiftet të shkojnë për konsultë tek një gjinekolog dhe, me këtë rast, edhe mashkulli e kryen konsultën mjekësore nga gjinekologu. Andrologu Dani thotë se ka raste të shpeshta që mjekimet që janë dhënë nuk kanë qenë optimale në raste jo pak të shpeshta. Andrologjia është një shkencë relativisht e re, e cila më parë ka qenë një nëndegë e urologjisë, ndërsa tashmë është një specialitet më vete.

ANDROLOGJIA
Andrologjia është ai specialitet i mjekësisë që  trajton kryesisht problemet e riprodhimit, të aktivitetit seksual , të prostatës e të dëmtimit apo sëmundjeve të tësteve tek meshkujt. Në Shqipëri, kjo degë ka rreth 30 vjet që është themeluar.

Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?