Mjeku Ilirjan Draçi i infektuar me COVID, poston foto me maskën e oksigjenit nga Spitali

9 Nëntor 2020, 11:56| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 18:01

  • Share

Ilirjan Draçi mjeku Gastro-Hepatolog  dhe njëkohësisht drejtues i Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë ,është infektuar me Covid-19. Aktualisht ndodhet i shtruar në spital duke u kuruar.

Nëpërmjet facebookut të tij personal ai ka publikuar një foto i cili shfaqet me maskën e oksigjenit dhe duket i stabilizuar nga spitali, ku po kurohet dhe ju bën apel qytetarëve për të treguar kujdes sepse gabimi më i vogël mund tju kushtojë jetën.

Postimi i plotë:

"VAZHDON BETEJA TEPER E VESHTIRE ME VIRUSIN.TE GJITHE KOLEGE,INFSANITARE MIQ DHE SHOKE,PO BEJNE GJITHCKA PER TE ME SHPETUAR JETEN.MBANI MASKA,RUANI DISTANCEN,LANI DUART.NJE GABIM IVOGEL,JU KUSHTON JETEN.BETEJA VAZHDON...... " shkruan ai

 

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?