Mjeku Harxhi apel qytetarëve: Sjellja individuale e rëndësishme në parandalimin e COVID-19 (VIDEO)

28 Qershor 2020, 10:33| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 10:45

  • Share

Nga ambientet e jashtme të spitalit Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjeku i njohur shqiptar Arjan Harxhi ka apeluar për të gjithë shqiptarët kujdes me qëllim parandalimin e COVID-19.

Mjeku Harxhi thotë se pasojat e kujdesit apo moskujdesit tonë si individë, do të reflektohen në të ardhmen e afërt, të mesme apo qoftë edhe në atë afatgjatë.

Me sëmundjet infektive është shumë e rëndësishme, dihet që çdo fushë ka përgjegjësitë e veta dhe duhet ta rishikojë këtë lloj pozicioni, përgjegjësitë që kanë institucionet shtetërore, që ka shoqëria, që ka individi sa i përket kujdesit të parandalimit por edhe për të parë sesi do të jetë pozicioni i secilit prej këtyre në të ardhmen e afërt, afatmesme dhe afatgjatë”, u shpreh Harxhi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?