Mjekët Rustem Celami dhe Tritan Kalo

Mjeku Celami për Tritan Kalon: Udhëton me autobus, jo me makinë 100 mijë euro, s’ka as vilë e as klinikë private, nuk shitet e blihet si një pjesë e kolegëve

17 Shkurt 2021, 11:11| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 11:23

  • Share

Mjeku Rustem Celami përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar dy fjalë zemre për kolegun e tij Tritan Kalo.

“Mantelbardhi etalon, kapacitet real i kalibrit ekselencës kliniko shkencore perëndimore, di edhe të thotë jo, si Prof. Tritan Kalo. Sepse preferon të jetë i kristalte siç ka genet, siç është vete.”, shkruan ai.

Celami shkruan se Kalo meriton të jetë drejtues universiteti, fakulteti, departamenti, shërbimi, ministrie, dhe shton se pa dyshim do kishim një realitet ne shëndetësi më funksionale, më cilësore dhe më nën kontroll të kësaj pandemie.

Sipas tij, profesor Kalo udhëton me autobus dhe jo si një pjesë e kolegëve të tij që kanë makina 100 mijë euro dhe vila 500 mijë euro.

Mjeku shtoi se kolegu i tij nuk ka qindra mijëra euro në shtëpi dhe në bankë, as pasuri të paluajtshme, as klinika e aksionere, sepse ai nuk shitet e blihet sikurse shiten një pjesë e mirë e kolegëve tanë nga çdo ngjyrë politike.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marsela: 18/02/2021 06:02

    Profesor i nderuar.Si rrallekush ne vendin tone.Respekt pa fund per prof.Kalon.

    Përgjigju
  • CaBone: 17/02/2021 20:03

    Respekte per super koment per nje super Doktor. Nje nga te rrallet qe kam pas knaqsin me takuar ne Shqipri. Shum i gjindshem dhe as nje kafe per qef nuk e pranonte. Ndihm nga shpirti. Respekte per DR Kalon.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 17/02/2021 17:58

    Me bukur nuk ka

    Përgjigju
  • M A R K O: 17/02/2021 17:56

    Nice !

    Përgjigju
  • Bora: 17/02/2021 15:01

    Artikull brilliant sic eshte vete Dr. Kalo. I thjeshte, me I dituri, me I admiruari, me I drejti. Eshte fat qe punon në Shqiperi. Eshte fat per koleget dhe per pacientet e shtruar e Te pashtruar, fat per familjaret e pacienteve per komunikimin aq Te gatshem e Te papertuat, me spjegime Te hollesishme. Kete e kam nga eksperienca ime por eshe e miq e te mi. Respektet me te medha per Dr. Kalon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?