Ilir Alimehmeti

Kronikë

Mjeku Alimehmeti publikon rezultatet e studimit: Vaksinat Pfizer dhe Moderna efektive për parandalimin e infektimit nga COVID

29 Mars 2021, 19:44| Përditesimi: 29 Mars 2021, 19:52

  • Share

Vaksinat e autorizuara nga me mARN (Pfizer dhe Moderna) janë efektive për parandalimin e infektimit nga SARS-CoV-2 në kondita të jetës reale.

Kështu bën të ditur mjeku Ilir Alimehmeti, i cili ka publikuar të dhënat e një studimi amerikan në lidhje me rezultatet e fazës së katërt klinike mbi vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Në studim u vërejt se 14 ditë pas dozës së parë efektivitet ishte 80% dhe 14 ditë pas dozës së dytë efektiviteti ishte 90%.

Vaksinimi kundër COVID-19 rekomandohet për të gjithë personat që plotësojnë kriteret (ndryshon sipas shteteve në SHBA). Mbështetet rekomandimi i CDC-së për t’u vaksinuar me 2 doza të plota vaksine.

'Lajm shumë i mirë mbi vaksinat miqtë e mi! Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sapo publikoi për herë të parë rezultatet e fazës së katërt klinike mbi vaksinat Pfizer dhe Moderna!

Në detaj ata studiuan: 3.950 individë (kryesisht personel shëndetësor), 13 javë nën studim (14 dhjetor 2020 – 13 mars 2021). 477 individë (12.1%) kishin marrë vetëm një dozë vaksinë mARN. 2.470 individë (62.8%) kishin marrë të dyja dozat e vaksinës. 1.003 individë (25.1%) nuk ishin vaksinuar. Rezultatet: ≥14 ditë pas dozës së parë: efektiviteti = 80%; ≥14 ditë nga dozës së dytë: efektiviteti = 90%

Si përfundim, rezultatet e para të një prove të katërt klinike tregojnë se:

Vaksinat e autorizuara me mARN (Pfizer dhe Moderna) janë efektive për parandalimin e infektimit nga SARS-CoV-2 në kondita të jetës reale. Vaksinimi kundër COVID-19 rekomandohet për të gjithë personat që plotësojnë kriteret (ndryshon sipas shteteve në SHBA). Mbështetet rekomandimi i CDC-së për t’u vaksinuar me 2 doza të plota vaksine.'- shkruan mjeku Ilir Alimehmeti.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?