Mjekja thirrje qytetarëve: Respektoni masat! Spitalet po mbushen (VIDEO)

29 Tetor 2020, 10:55| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 14:03

  • Share

TIRANË- Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e mjekës së spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani. 

Cani i është referuar rasteve në rritje nga koronavirusi ndaj u bënë thirrje qytetarëve të vendosin maskën, e të ruajnë distancimin social, pasi spitalet po mbushen

“Cdo ditë shikojmë raste që po shtohen. Cdo ditë shikojmë shpërndarje të virusit. Cdo ditë po shikojmë numrin e shtuar të pacientëve në spital. Kërkojmë ndihmën tuaj, zbatoni rregullat, bëni kujdes, distancim social e për më tepër maskë. Nuk duam t’iu shikojmë në spital, e për më tepër në terapi intensive. Ndaj, mbani maskën, mbroni jetën tonë, tuaj e të të gjithëve ne”, tha ajo. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?