Mjekja onkologe: Në 2022 patëm rritje me 15% të rasteve me kancerin e gjirit! Duhen kontrolle gjatë gjithë vitit

16 Shtator 2023, 15:49| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 15:58

  • Share

Rastet e grave të prekura nga kanceri i gjirit kanë njohur rritje me 15% për vitin 2022, thotë mjekja e spitalit Onkologjik Anila Pema.

“Shifrat që vijnë në ISHP, por dhe nga regjistri i spitalit onkologjik është 700-800, dhe shkon 15% në krahasim me vitet e mëparshme. Ndoshta vitet e kaluara nuk pati raportim të kancerit të gjirit edhe për shkak të pandemisë. Për 2023, të dhënat nuk janë ende të sakta. Ka një tendencë që të ruhen shifrat e vitit të kaluar”, thotë ajo.

E ndodhur në aktivitetin e radhës për sensibilizimin e grave dhe vajzave, mjekja onkologe ndan disa faktorë që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjes, por ndërgjegjësimi për kontrolle të hershme rezulton se ka vënë në qëndrueshmëri humbjet e jetës.

“Mund të lidhet me ndryshimin e stilit të jetesës, lindshmërisë së vonë. Faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, por nga ana tjetër kemi një stabilitet të mortaliteteve. Si pasoje e shtimit të gamës së medikamenteve, por edhe kapja e hershme që është dhe më e rëndësishmja e sëmundjes. Mbijetesa është e lidhur me stadin që kapet sëmundja. Nëse kapet sëmundja në stadin e parë në 1 cm apo 1.5 cm, shanset për mbijetesë të përgjithshme shkojnë tek 90%”, vijon mjekja Pema.

Mamografia, ekografitë dhe vetëkontrolli janë të vetmet mënyra për ta kapur sëmundjen. Mjekja specifikon moshat e depistimit për vajzat që rrezikohen nga trashëgimia e kancerit të gjirit.

“Janë 2 elementë të rëndësishëm. Këshillohet debistimi me mamografi. Nuk këshillohet mamografia poshtë moshës 40 vjeç sepse gjiri është shumë i dendur dhe nuk shfaqen të dhëna të sakta. Nën këtej moshë, kontrolli bëhet edhe vetëm me duar. Nëse ka anamneza familjare, debistimi duhet të bëhet përshembull: Nëse një gruaje i është shfaqur kanceri i gjirit në moshën 38 vjeçare, vajza e saj duhet të filloje depistimet që në moshën 25 vjeçare, por edhe nëpërmjet ekografive”, shprehet mjekja.   

Mjekja e spitalit Onkologjik kërkon që depistimi i grave dhe vajzave të bëhet intensiv gjatë gjithë vitit pasi sëmundja nuk shfaqet vetëm në muajin e sensibilizimit Tetorin rozë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 16/09/2023 19:47

    Percaktimi i diagnozes se kancerit ne Shqiperi te kontrrollohet rreptesisht nga organet perkatese te mos kthehet ne biznes nga mjeket.Shume pacient qe kane vajtur ne vende te ndryshme ne Evrop kane vertetuar qe diagnoza e dhene nga Shqiperia nuk ekziston! Ju lutem ndershmeri per shendetin e popullit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?