Mjekja Onkologe Esmeralda Sera: Vaksinat MRNA janë shpresa e botës për të kuruar sëmundjet malinje

24 Shkurt, 22:39| Përditesimi: 25 Shkurt, 00:43

  • Share

Ka filluar tashmë faza e tretë e testimit të vaksinës kundër kancerit. Mjeku 71 vjecar, Alfredo De Renzis, u bë zyrtarisht personi i parë në Itali që celi eksperimentimin e fazës III të vaksinës MRNA kundër kancerit të prodhuar nga Moderna, që praktikisht, është faza e fundit e testimit përpara se mjekimi të aprovohet.

“E pranova menjëherë. E mendova se ishte detyra ime si doctor që t`i jap dhe unë kontributin tim këtij procesi kërkimor”, u shpreh De Renzis, i cili përpara dy vjetësh mësoi se vuante nga melanoma.  Duhet theksuar, shkruajnë mediat italiane, se vaksina kundër kancerit që po nxjerr Moderna është ende në nivel eksperimentimi dhe nuk është treguar nëse mjekut i është injektuar mjekimi apo një placebo. Rezultati mund të kërkojë kohë. Vaksina bazohet tek e njëjta teknologji si ajo e adoptuar në rastin e Covidit: qëllimi i saj nuk është të parandalohet sëmundja por të ndihmohet sistemi imunitar i pacientëve që të njohin qelizat kanceroze dhe t`i sulmojnë ato në mënyrë më efikase.

Ndërkohë, mjekët në Belgjikë insistojnë që energjia atomike të përdoret më shumë në fushën kërkimore dhe thonë se reaktorët e fushës kërkimore mund të shpëtojnë jetën e pacientëve të sëmurë me kancer. Reaktorët prodhojnë radionuklide, substanca që mjekët mund t’i përdorin për të dalluar metastazat dhe për t’i izoluar ato. Në gjithë botën ka vetëm gjashtë reaktorë të tillë, e kjo, thonë mjekët,  është shumë pak për kërkesat e mëdha që ekzistojnë.

E ftuar në rubrikën "Një dozë shpresë" ne  emisionin “Klinika 24”, në Report TV, të moderuar nga Doreada Mio ishte mjekja onkologe  Esmeralda Sera e cila komentoi lajmin e mësipërm,  foli për vaksinat me MRNA dhe përdorimin e tyre në sëmundjet të caktuara.

”Në sajë të zbulimeve shkencore, vaksinat me MRNA, janë në fazë eksperimentale ndaj sëmundjeve malinje, sic është kanceri” e nis kështu intervistën mjekja, duke saktësuar se vaksinat janë preparate që kanë për qëllim të sensibilizojnë sistemin imunitar.Vaksinat në vetvetë janë dy llojesh, ato që përdoren për efekt profilaktik dhe ato që përdoren për efekt terapeutik.”

Nga viti 2023, ka nisur të eksperimentohet vaksina MRNA, E cila ka marrë një dritë jeshile nga FDA-ja” shtoi mjekja, duke theksuar se nga statistikat, 49% e pacientëve që eksperimentuan këtë vaksinë, vunë re rezultat të menjëhershëm duke parë përmirësime.

”Do doja që të sensibilizoja që të gjitha femrat të kryejnë vaksinën kundër kancetit të qafës së mitrës, për të parandaluar problemet e mëteshme” shtoi mjekja, duke theksuar se vec kësaj vaksine, janë në fazë eksperimentale dhe vaksina për kancerin e polmonit apo kancerit të gjirit. Kjo vaksinë do të shërbejë që në të ardhmen këto sëmundje të ulin incidencën e tyre.

B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?