Mjekja në Vlorë: COVID-19 po prek në masë foshnjet nga 0-1 vjeç! 60 vizita çdo ditë në pediatri, prindërit refuzojnë tamponin

12 Korrik 2022, 17:49| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 18:43

  • Share

Në kulmin e sezonit turistik, kur Vlora është e tejmbushur me pushues dhe emigrantë rritet sëmundshmëria tek fëmijët. Shefja e Pediatrisë thotë se çdo ditë në urgjencë marrin shërbim rreth 60 fëmijë me viroza dhe Covid-19.

"Në sezonin turistik për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe pushuesve është shtuar numri i vizitave 50-60 në 24 orë. Kryesisht janë të prekur nga virozat e sistemit tretës bark të vjella dhe temperaturë e lartë, tha shefja e Pediatrisë së spitalit rajonal, Rina Llanaj.

Kryesisht të prekur nga Covid-19 janë foshnjet nga 0 muajsh deri në 1 vjeç. Ata paraqiten me temperaturë të lartë që nuk zbret me paracetamol apo ibuprofen.

"Sidomos gjatë kësaj jave rastet me Covid-19 janë rritur. 1 muaj dhe 1 vjeç por pa përjashtuar dhe moshat e tjera. Temperatura rebele nuk ulet nga paracetamoli’- tha shefja e Pediatrisë së spitalit rajonal, Rina Llanaj.

Mjekët hasin vështirësi në diagnostikim pasi prindërit, kryesisht pushues në Vlorë, refuzojnë të bëjnë tamponin për të vegjilit e tyre.

"Kemi çdo prindërit vështirësi për të bërë tamponë minimumi refuzojnë tamponin. pushuesit dhe emigrantëve.  90 për qind e tyre na kanë dalë me tyre", tha shefja e Pediatrisë së spitalit rajonal, Rina Llanaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?