Foto ilustruese

Mjekja meksikane shtrohet në spital pasi bëri vaksinën anti-COVID

2 Janar 2021, 21:15| Përditesimi: 2 Janar 2021, 21:17

  • Share

Një mjeke është shtruar në spital në Meksikë pasi ka bërë vaksinën anti-COVID.

Autoritetet meksikane thanë se po studiojnë rastin mjekes e cila është 32-vjeça dhe u shtrua në spital pasi mori vaksinën Pfizer-BioNTech.

Doktoresha, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali publik në shtetin verior të Nuevo Leon pasi ajo përjetoi kriza, vështirësi në frymëmarrje dhe një skuqje të lëkurës.

"Diagnoza fillestare është encefalomieliti", tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë të lëshuar të premten mbrëma. Encefalomieliti është një inflamacion i trurit dhe palcës kurrizore.

Ministria shtoi se mjekia ka një histori të reaksioneve alergjike dhe tha se nuk ka asnjë provë nga provat klinike që të jetë zhvilluar një inflamacion pas aplikimit të vaksinës.

Mbi 126.500 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Meksikë. Vendi filloi shpërndarjen e raundit të parë të vaksinave antiCOVID-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor më 24 dhjetor.

Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 03/01/2021 12:03

    Ne 1973 ra epidemia e fruthit qe sikunder Covid-19 mori nje numur shume te madh jete njerezish. Doli vaksina antifruth dhe e beme te gjithe Nder te tjerash e bera edhe une mbas pak ditesh me zuri fruthi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?