Mjekja e familjes për Report Tv: Pacienti nuk ka të drejtë të kundërshtojë shtrimin

9 Shtator 2020, 19:22| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 22:18

  • Share

Nuk është e njëjta pamje si në kohë virozash këtu në qendrën shëndetësore nr. 10 pranë zonës së Oxhakut në Tiranë. Nuk ka njerëz që ankohen apo kërkojnë ndihmë mjekësore për Covid. Ata reagojnë ndryshe nga çdo rast tjetër infektimi apo patologji. Madje edhe kur kanë shenja të ngjashme me sëmundjen që po trondit botën, qytetarët nuk vrapojnë drejt klinikave duke mos dashur të besojnë se janë infektuar por edhe për të mos u ekspozuar.

Në qendrën shëndetësore nr.10,  20 qytetarë aktiv po trajtohen nga mjekët e familjes, ku mesatarisht një i tillë ka 10-12 pacientë. Jonida Diko tregon për Report Tv se numri i të infektuarve është rritur gjatë muajit gusht dhe vazhdon të rritet.

Jonida Diko thotë se për shkak të frikës qytetarët hezitojnë të shtrohen në spitalet covid por një vendim i tillë nuk mbetet në dorë të tyre. Mjekja shpjegon se një nga shenjat kryesore të pacientëve të prekur nga covid është gjendja e rënduar psikologjike, faktor ky që ndikon tek vetë ata por dhe tek familjarët.

Komento

Komente

  • Xavi Martinez: 10/09/2020 15:12

    Znj Mjeke, kur e ke vizituar per here te fundit nje pacient te njohur me Covid, ve bast qe maksimumi mund ti kesh dhene ndonje keshille me telefon ,sepse fizikisht nuk je perballur me te per ti kryer viziten mjekesore.Nuk eshte e drejte te sillesh si dispecere per te shperndare , punen, dhe nuk eshte etike qe nje pune te cilen nuk e ke bere mire vete ti a ngarkosh mjekeve specialist ne SPITAL me pretendimin se te dhimsen pacientet qe refuzojne.Spitali aty ehte por duhet bere e qarte qe spitalet tona ,flas per ato rajonale , nuk kane statusin e spitaleve COVID, ne keto kushte pacientet mire bejne qe refuzojne shtrimin, pasi me gjase nuk do te marrin Sherbim te specializuar si te semure COVID, por nje sherbim specialistik jo te standartizuar dhe qe gjithsesi do te veri ne rezik ,jeten e mjekeve specialiste si edhe te semureve jo covid.Pasi e njejta trupe mjekesore do te trajtoje te semure Covid dhe Jocovid ne nje situate mishmashi dhe kaosi.Qeveria te hapi urgjentisht Sptialet COVID 3, COVID 4, apo edhe 5, apo 6.KUr te permiresohen treguesit e trajtimit te standartizuar ne keto spitale ( COVID) , atehere s ka hic nevoje te detyrosh te semuret te shtrohen ata do ta kuptojne shume mire qe ne keto spitale u sherbehet mire dhe me dinjitet

    Përgjigju
  • Iris: 10/09/2020 01:34

    Por ka te drejten e nje opinioni te dyte.

    Përgjigju
  • Visi: 09/09/2020 19:50

    O tyryfycke, po ca keni shtru ne spital kane vdeke, ti thu e vendos partia kush vdes kush jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?