Mjekja apel qytetarëve: Drejtohuni në spital menjëherë sapo t'u thotë mjeku

23 Tetor 2020, 10:13| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 10:22

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e prof. Silva Bala nga spitali COVID2, e cila thekson se shëndeti është gjeja më e çmuar që ka secili prej nesh ndaj dhe në këtë kohë pandemie kujdesi për të duhet të jetë i shtuar. Ajo thotë se njerëzit duhet të drejtohen në spital kur këtë ua rekomandon mjeku i familjes.

"Nëse ju drejtoheni tek mjeku i familjes, nëse ju drejtoheni tek mjeku specialist dhe mjeku ju thotë se ju jeni për të vajtur për t’u trajtuar në spital, mos e neglizhoni këtë rekomandim të mjekut. Drejtohuni sa më parë qendrave spitalore në kohën që mjeku mendon se nuk mundet të vazhdoni më të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë. Mjeku kur mendon se sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, patjetër dhe është e domosdoshme që trajtimi të bëhet në qendrat spitalore, nën trajtim të kontrolluar me ekzaminime dhe në ndjekje të vazhdueshme të gjendjes suaj”, shprehet Bala.

Në apelin e saj për qytetarët ajo u bën thirrje që të jenë sa më të kujdesshëm në respektimin e masave.

Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën! Ju lutem edhe njëherë: Sa herë që të dilni nga shtëpia, mos e harroni maskën. Bëjeni maskën sendin tuaj më të domosdoshëm. Maska është pjesë e trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshmën”, thekson Bala.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?