Mjekët specialistë mungojnë në Has, banorët i drejtohen Kukësit e Gjakovës për vizita mjekësore apo operacione

3 Mars 2020, 18:04| Përditesimi: 3 Mars 2020, 18:18

  • Share

Mungesa e mjekëve specialistë dhe sallës së mikrokirugjisë në spitalin e qytetit të Krumës në Bashkinë e Hasit, është kthyer në një fenomen shqetësues për banorët e zonës, të cilët detyrohen të shkojnë në qytetin e Kukësit apo edhe Gjakovës, për vizita mjekësore dhe operacione. Aktualisht në këtë spital në shërbim të sëmurëve operojnë 6 mjekë.

Shefi i Shërbimit Parësor Sahit Jaku, mjek pediatër pranon mungesën në stafin mjekësor në spitalin e Krumës.

"Do sugjeroja që të herë pas herë të sjellin mjekë specialistë, ka mungesë të mjekëve kardiologut, neurologut,okulistit.", tha Sahit Jaku, Shefi i Shërbimit Parësor

Jaku thotë se prej vitesh kemi bërë kërkesa në drejtim të ministrisë së shëndetësisë  për të investuar në këtë spital dhe rishikimin e buxhetit pasi sipas tij çdo vit është i limituar.

"Shërbimi spitalor i rrethit të Hasit është i cunguar,kjo dhe për arsyen e një buxheti të limituar që vjen çdo vit. Kjo nuk të jep mundësi që të realizosh infrastrukturën diagnostikuese dhe mjekuese që ne do të donim. Ndaj unë do të kërkoja një rishikim të buxhetit për spitalet bashkiake.", tha  Sahit Jaku,Shefi I Shërbimit Parësor

Spitali i qytetit të Krumës që duhet t’u shërbeje afro 21 mijë banorëve të Hasit, por dhe disa fshatrave të Tropojës, përveç mungesës së mjekëve specialistë, ka mungesa edhe të aparaturave për ekzaminime si dhe të bazës materiale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?