Bardh Spahia

'Mjekët janë lënë pa rroga', PD denoncon: Tallja e madhe e Edi Ramës me ta!

10 Tetor 2020, 19:57| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 19:59

  • Share

Ish deputeti Bardh Spahia ka denoncuar qeverinë se ka lënë pa paga personelin mjekësor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se të mos paguash as mjekët e vijës së parë, ata ta spitaleve Covid, që po mbajnë peshën e mbingarkesës së të infektuarve përtej kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore, sipas tij do thotë të mos kesh pikë njerzillëku,

"Kryeepidemiologu i Surrelit u rishfaq në rolin e inspektorit të shëndetit publik! Në regjimin e propagandës boshe, pa asnjë rezultat, del vetë kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë për të shpallur urdhërin për mbajtjen e maskave edhe në publik!!!! Si mund t’ia lenë strukturave përkatëse këtë “punë“ kaq impenjative? Tallet pa pikë turpi me qytetarët, e sidomos me personelin shëndetësor që i ka lënë pa rroga, por del e bën teatër në media!

Vetëm një individ si Edi Rama mund të degradojë shtetin deri në atë masë, sa të mos paguajë as mjekët e spitaleve Covid!!!! Personeli shëndetësor i Sanatoriumit denoncon se nuk kanë marrë pagat. Java u mbyll dhe e hëna 12 tetor, do i gjejë mjekët të papaguar për punën e tyre!!! Por as Edi Rama e as militantja e tij në krye të ministrisë së shëndetësisë nuk flasin për këtë, sepse nuk e kanë shqetësim, nuk u bëhet vonë!!!

Ky është realiteti skandaloz i pushtetit të kalbur të Edi Ramës, që ka pafytyrësinë të kërkojë sërish votat e shqiptarëve, e që premton rritje pagash, kur nuk jep pagat aktuale!

Të mos paguash as mjekët e vijës së parë, ata ta spitaleve Covid, që po mbajnë peshën e mbingarkesës së të infektuarve përtej kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore, do thotë të mos kesh pikë njerzillëku, përvecse asnjë normë institucionale e shtetare.

Të mos paguash mjekët, kur nuk ndal as koncesionet e as tenderat e errët është poshtërsi, ndërsa të kesh kurajon të dërdëllisësh për suksese imagjinare, të premtosh ndërtim aeroportesh e portesh, e të tundësh gjoba për mosmbajtje maskash, kur le mjekët pa rrogën mujore është thjesht maskarallëk!" shkruan Spahia.

Komento

Komente

  • Scutari: 11/10/2020 10:22

    Ha ha ha! Ky eshte figure tragji-komike!! Kur ben edhe si intelektual!! Kush ja beri Shkodres peshqesh perseri kur ky ka 25 vjet qe nuk eshte banor i saj?!!

    Përgjigju
  • 007: 10/10/2020 21:21

    O biri Dpiunit Ali Spahise Bashkepuntori i Sigurimit te Shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?